Rama nxjerr pamjet nga Lungomare2: Ishte me ferra, tani plazh publik me 5 yje…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaq pamje nga Lungomare 2 e Vlorës.

Krahas videos së publikuar, Rama shkruan se Lungomare 2, nga një turp publik me kioska e ferra, sot po kthehet në hapësira moderne me plazhe publike me 5 yje.

Më tej, Rama shkruan se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, këto investime do të vijojnë jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Zjarr Tv Ad