Rama, opozitës parlamentare: Përgatituni të bëni lëshime për zgjedhoren. Jam sulltan, s’marr urdhra nga jeniçerët e Lulit

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore i dakordësuar mes të gjitha palëve në Këshillin Politik është depozituar zyrtarisht në Kuvend  të mërkurën, një ditë pas mbarimit të afatit të komisionit të reformës elektorale. Socialistët kanë menduar që të shmangin veton e mundshme të opozitës parlamentare në komisionin e posaçëm, duke mos kërkuar shtyrjen e afatit të punës. Ndërsa nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se PS nuk merr urdhra as nga PD dhe as opozita parlamentare. Ai e paralajmëroi këtë të fundit se duhet të përgatitet të bëjë lëshime dhe jo të shantazhojë kuvendin me ikje prej tij. Shefi i qeverisë nënvizoi se është shumë e rëndësisghme që nga kuvendi të dalë një produkt konsensual për aq sa është e mundur, por kujtoi se procesi është në risk të madh. Lidhur me propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese ku kërkohet hapja e listave, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore dhe depolitizimi i administratës, Rama tha se në këtë mënyrë “po më thoni të tmerrojmë Lulin nga e para të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer atë lepurin e madh në formë luani në një mace që është aty por që nuk është aq agresive sa ta detyrojë të mendojë se nuk hyn në zgjedhje, se ky është problemi”. E ndërsa nga opozitarët në Kuvend ka akuza për një pazar mes kryeministrit dhe Bashës, Rama edhe njëherë kujtoi që është sulltan, duke e garantuar Rudina Hajdarin se nuk hyn te ata që merr urdhra nga jeniçerët e Lulit.

Edi Rama: Unë nuk besoj në efektin çudibërës. Listat e hapura ndërlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e administrimit të votës. Jeni të gjithë të vetëdijshëm e dëshmitarë që në procesin e administrimit të votës dhe sidomos të numërimit, gjatë gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve më e pakta që mund të thuhet është se nuk është e lehtë. Po të llogarisim ato trena, dhe bashkë brenda çdo vagon lista të hapura,  dhe ti kthehemi kohës e të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të pakontestueshëm.

Nuk i druhem listave të hapura por besoj se në këtë fazë na takon të bëjmë një diskutim. A arrijmë apo jo të merremi vesh do e shohim në proces, por sigurisht procesi është me risk të lartë pasi po su morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura as numërimin partiak, me të cilin duhet të bini dakord sepse ndryshe i bie pastaj që ti themi atyre që janë jashtë se ça bëjmë me ju nuk vlen më se tani do bëjmë me këta.

Ne nuk jemi në kushtet kur kemi bërë një martesë, se ti e vuan martesën time me Lulin, nuk ka ndodhur, por është e vërtetë që kemi një krushqi, por kemi një krushqi të dyfishtë, edhe me ata edhe me ju, që ta bëjmë që të nxjerrë rezultat nga salla, se na bie të gjithë ajo për të cilën të gjithë jemi të interesuar, përmbushja e një kushti që nuk nënkupton konsensus por produkt me standard dhe një produkt që krijon klimë besimi mes palëve.

Nëse më thoni që duam lista të hapura, heqjen e koalicioneve dhe që në komisione PD dhe Basha të mos ketë njerëz po më thoni të tmerrojmë Lulin nga e para të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer atë lepurin e madh në formë luani në një mace që është aty por që nuk është aq agresive sa ta detyrojë të mendojë se nuk hyn në zgjedhje, se ky është problemi. Nuk jemi këtu as për të marrë urdhra nga PD e as nga ju, por për të bërë tonën maksimalisht, që produkti të mos jetë i njëanshëm.

Ka shumë njënashmëri produkti aktual.Nuk e di nëse do të përfshiheni prapë në listat e PD, nuk është se nuk keni hyrë dhe nuk keni dalë shpesh herë, por kjo nuk rëndësi. Administrimi politik dy këtej dhe dy andej është i njëanshëm në raport me ju dhe njerëz të tjerë, dhe shumë të rinj që do të donin të hynin të krijonin Thurje e ndërthurje politike në këtë proces. Ta bëjmë këtë proces me dinjitet, mos ki merak zonja Hajdari unë nuk hyj te ata, ti e ke thënë vetë se unë jam sulltan, nuk hyj te ata që marr urdhra nga jeniçerët e Lulit.

Një gjë është e sigurt, ju duhet të përgatiteni të bëni lëshime dhe jo të shantazhoni Kuvendin se ndryshe ne ikim dhe këtu mbetemi vetëm deputetët bio të Taulant Ballës, domethënë me grupin parlamentar socialist pa vota. Do të ishte dështim shumë i madh për të gjithë, nuk do të mund ta kapërcenim dot në raport me njerëzitnë radhë të parë dhe pastaj Europën ku duam të integrohemi.

Zjarr Tv Ad