Rama pa maskë përballë mjekëve, doktor Kalo e thumbon: Po të mbrojmë ne ty

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e QSUT me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë bashkë bisedimit për situatën e Covid-19 në vend, ka patur dhe shkëmbim batutash ndërmjet Ramës dhe mjekut Tritan Kalo.

Fillimisht Rama nuk la po ia bërë të qartë mjekut se i di kritikat që ai ka për menaxhimin e situatës pandemike por dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi dhe me batutë i tha se besonte se do binte dakord për rritjen e pagës që kishin planifikuar.

Edi Rama: ‘’Besoj që do të kemi edhe miratimin e profesorit që e kemi mik të mirë në të gjitha drejtimet që dhe për faktin nuk përton të na kritikojë me të drejtë dhe pavarësisht me dashamirësi, pavarësisht se fjalët i  ka të mira.’’

Mjeku ia ktheu batutën kryeministrit kur tema e bisedës u zhvendos në mbajtjen e maskës. Kryeministri u justifikua përballë të gjithë mjekëve që kishin maskë.

Teksa kryeministri Rama tha se maska në ambiente të hapura nuk është e domosdoshme, Tritan Kalo ia ktheu duke thënë se ata e mbajnë që të mbrojnë kryeministrin.

Edi Rama: ‘’Maska në ambiente të hapura nuk është domosdoshme.”

Mjeku Tritan Kalo: ‘’E mbajmë që t’iu mbrojmë juve.’’

Edi Rama: ‘Unë ju falënderoj por jemi në distancë të mjaftueshme, që të paktën të mos e mbajmë maskën në këto momente.’’

Zjarr Tv Ad