Rama pa opozitën në Bruksel, Berisha: Po të më ftonte do të shkoja, por ta harronte që të shtrëngoja duart me të

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaron se kreu i qeverisë, Edi Rama i është vërsulur portit të Durrësit për të bërë një projekt, që sipas tij, është korruptiv.

Gjatë takimit me të rinjtë e qytetit bredgetar, kreu i PD komnetoi dhe hapjen e negociatave, ku tha se nëse do të ishte i ftuar, do të shkonte në Bruksel, por theksoi se nuk do të kishte shtrëngim duarsh me Ramën.

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë.

Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria…por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën.

Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad