Rama: Pallatet pa leje të milionerëve do konfiskohen, shkojnë për strehim social

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se fushatë agresive kundër ndërtimeve pa leje sidomos të shumëkatësheve që siç tha do të konfiskohen.

Në një deklaratë gjatë prezantimi të drejtuesve të rinj të policisë së shtetit, Rama hodhi poshtë zërat se ai ndan kate në pallatet e ndërtuara nga ata që i quajti milionerë.

“Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj-lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. Të gjitha katet që do të konfiskohet do të shkojnë për strehim social. Do t’i marrim ose do të na i japin. I bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorbë që mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët, as mos mendojnë t’i shpëtojnë ligjit për ndërtimet pa leje. Milionerë që ndërtojnë pallate pa leje, shemben ose konfiskohet për interes publik”, tha Rama./euronews.al

Zjarr Tv Ad