Kryeministri Edi Rama në një takim në njësinë nr 5 në kryeqytet e ka fokusuar bisedën tek deputeti socialist Pandeli Majko.
Rama ka thënë se Majko është special në PS, madje sipas tij Majko do jetojë 126 vite.
Majko i është kthyer duke i thënë ‘Dëshmor në tentativë, do çohemi tani?’
Pjesë nga biseda e Ramës:
***
Rama: 126 vjet do rrojë ai, do na shoqërojë në varreza të gjithëve, do japë intervista pastaj, ja si e njihja këtë e atë, apo jo? Pandi do i japë teserën e partisë djalit të Zahos, se e ka zakon për teserat”.
Majko: Djalit të Zahos? Do i shpjegoj kur të më pyesë ku vajti partia, hë se do e shpjegojë pak më vonë do i them.
Rama: Ti je në rregull je dëshmor i gjallë
Majko: Dëshmor në tentativë, do cohemi tani?
Rama: Po për programin e pensioneve i ke fol?
Majko: Nuk shohin TV këta?
***