Rama para ambasadorëve për mandatin e tretë: Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur! Nuk më bëri të ndihesha i pamposhtur, por më modest dhe i përulur

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në në takimin tradicional të fundvitit me Trupin Diplomatik, ka folur edhe për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Ai është shprehur se kjo fitore ishte e ëmbël por edhe e hidhur njëkohësisht, teksa shtoi se ky mandat nuk e bëri të ndihej i pamposhtur, por më modest dhe i përulur.

“Të fitoja mandatin e tretë qeverisës nuk më bëri të ndihesha i pamposhtur por më modest dhe i përulur kundrejt njerëzve të Shqipërisë të cilët më besuan mua. Më lini të rrëfej se fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Mendoj se nuk kemi bërë mjaftueshëm në një vend ku kundërshtari politik shihet jo si një person me të cilin duhet të angazhohemi për të bashkëpunuar por si armik që duhet shkatërruar. Pas një fitorje të tillë më përndjek akoma më shumë nga pafuqia e pushtetit për të ecur më shpejt sa do duhej për modernizimin e një vendi”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad