Rama paralajmëroi krizë/ Flet eksperti: Është krizë menaxhimi, Enti Rregullator ka tetë vite që fle…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i energjisë Eduart Elezi, ka folur lidhur me paralajmërimin e Kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike në vend. Në studion e lajmeve të Vizion Plus, Elezi theksoi së kjo nuk është një krizë energjie, por krizë menaxhimi.

“Nuk është krizë energjitike është krize menaxhimi, energji ka por problematika është tek çmimet. Kohët e fundit çmimet e energjise në tregun rajona kanë qenë çmime të larta. Kjo është krize menaxhimi, pse është shitur energjia elektrike kur liqeni i Fierzes ishte mbi kuotë dhe për një muaj e gjysmë është zbrazur totalisht. Tani blihet energji nga OSHEE me çmimet 230 euro”, theksoi Elezi.

Sipas tij, problemi që foli sot Kryeministri është problematikë ligjore, sepse çmimet lëvizin nga Enti Rregullator i Energjisë që është në varësi të Kuvendit shqiptar.

“Kryeministri mund t’u drejtohet kompanive që të aplikojnë në Entin Rregullator, i cili nuk është funksional ka tetë vite që fle. Duhet të ishte përgatitur nga Enti Rregullator, duhet te ishim marrë të gjitha masat ligjore”, tha ai.

Zjarr Tv Ad