Ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vijon në zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri Edi Rama, ka një paralajmërim për portalet e kanalet e informimit, të cilët informojnë nga terreni prej orëve të para të mëngjesit të 26 nëntorit.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”-shkruan Rama, ndërsa thekson se: Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!