Rama: Parlamenti mund të mblidhet nesër, por është hipokrizi

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar kërkesën e studentëve për  seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Përmes një statusi në profilin e tij Facebook, Rama shkruan një mbledhje e tillë  nga ana e Qeverisë është hipokrizi, sepse kërkesat e studentëve mund të ishin plotësuar që dje, gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Ndër të tjera zv.kryetari i LSI shprehet se studentët nuk kanë më besim tek Edi Rama.

“Hipokrizi, mashtrim dhe tallje!

Në ditën e dhjetë të protestës së studentëve kundër Kryeministrit, prej shumicës parlamentare bëhet e ditur se “Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të mbyllin Paktin për Universitetin!” Shkurt dhe shqip e gjitha kjo është hipokrizi, mashtrim dhe tallje!

Sepse Parlamenti ishte dje i mbledhur, dhe me gjithë këmbënguljen dhe insistim tim që të vazhdonte të qëndronte i mbledhur dhe të mos largohej nga salla pa plotësuar kërkesat e studentëve, zotërinjtë rilindas nuk dëgjuan, e madje gjysmë të mbllaçitur e gjysmë të gogësitur, pasi nuk pranuan të futnin në rendin e ditës propozimet e LSI-së për të reflektuar në ligj plotësimin e kërkesave të studentëve, bënë të vetmen gjë për të cilën ishin dje në atë sallë; ngritën kartonët e injorancës kundër studentëve në protestë!

Nëse kanë reflektuar, shumë mirë! Asnjëherë nuk është vonë për t’u kërkuar ndjesë studentëve dhe për të plotësuar kërkesat e tyre legjitime e minimaliste, po atë “… të mbyllin Paktin për Universitetin” ku e gjetën e çfarë është, se studentët nuk kanë kërkuar ndonjë pakt as me qeverinë, as me Kuvendin e aq më pak me Kryeministrin?! Apo nuk kanë mjaftuar dhjetë ditë protestë e refuzim që Kryeministri t’a kuptojë se studentët as nuk e duan, as nuk e pranojnë, as nuk e besojnë?!”

Zjarr Tv Ad