Rama: PD sjellje talebane. Një paralajmërim për ish-deputetët

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, ishte sërish i palëkundur në mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa një paralajmërim të fortë kishte për ish-deputetët e opozitës.

“Shteti nuk gjunëzohet dot. Do të fitojë mbi antishtetin. Antishtetit mund ta gjunëzonte në kohën e Haxhi Qamilit, po nuk e gjunëzon dot në kohën e Shqipërisë anëtare të NATO-s me këta haxhiqamilë.

Ajo që ndodh sot në oborret e shkollave ndodh në Afganistan. Talebanizimi i PD është shprehje ekstreme e dëshpërimit që PD e kanë marrë peng për hallet e tyre, e duan që hallet e tyre ti bëjnë halle të Shqipërisë. Sot kemi 100 % ndërkombëtarët në krah të shqiptarëve për të garantuar të drejtën e zgjedhjeve. OSBE jo vetëm dënoi dhunën, por edhe vënien para përgjegjësisë të nxitësve të dhunës, ta harrojnë se do bëjnë atë që bënin kur hynin në komisariate e kishin mandat.” -theksoi Rama.

 

Zjarr Tv Ad