Rama, pedagogëve: Për budalla s’më bëni dot! Jeni ju problemi, shfaqje me dy fytyra

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet ditën e sotme. Rama iu kthye keq pedagogëve, gjatë aktivitetit ku u bë prezantimi i paktit për universitetit.

Ai tha se studentët janë “fëmijët tanë” dhe se ligji i arsimit të lartë i detyron pedagogët që të bëjnë transparencën për gjithë titujt, ndaj kërkoi që studentëve t’iu tregohet e vërteta.

“Ligjin për arsimin e lartë e konstestoni pa të drejtë, se ju doni liri, por jo përgjegjësi. Ligji ju jep liri dhe përgjegjësi të cilat ju nuk i doni! Mos prisni kur të bashkohem unë me studentët dhe të vij përballë jush dhe t’iu them se çfarë ju nuk doni. Nuk kam folur, por do flas në momentin që kjo shfaqje me dy fytyra nuk mbaron një orë e më parë”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi që pedagogët të bëhen bashkë dhe të tregojnë nëse do mbarojë historia e doktorëve të shkencave që nuk kanë lidhje me doktorët dhe se periudha kur do fillojë, do të përcaktohet nga pedagogët.

Sipas kreut të qeverisë, problemi nuk janë studentët e ngujuar, por pedagogët që nuk shkojnë të japin mësim, qoftë edhe për një student të vetëm.

“Kush e ka ndaluar universitetin në gjithë këto vite ti drejtohet qeverisë dhe ministrive? Harrojeni, për budalla njeri nuk më bëni dot! Ne po bëjmë punën tuaj”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad