Rama për Associated Press: Opozita,qëllim të dëmtojë rrugën në BE

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median prestigjioze “Associated Press”. Rama shprehet se qëllimi i opozitës është dëmtimi ii rrugës të Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu i qeveriisë në intervistë thotë se PS mbetet e vendosur të shkojë në zgjedhje më datë 30 qershor, pavarësisht trazirave të nxitura nga opozita e bashkuar.

“Protestat bëhen vetëm me qëllimin negativ që të pengohen zgjedhjet e datës 30 qershor. Këto protesta vetëm dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe tregohet në Bruksel dhe në Europë se ky vend njeh sipas opozitës vetëm trazira”, thotë Rama për protestat opozitare në Tiranë, të cilat i konsideron të dhunshme. Ai është veshur me bluzë       që mban të stampuar numrin 30, që është edhe korrespondues me numrin rendor të Partisë Socialiste në zgjedhje.

Partitë opozitare në vend, kryesisht të djathta protestojnë fuqishëm në vend, duke thënë se Rama ka vjedhur dhe manipuluar votat. Presidenti Ilir Meta po mbështet çështjen e tyre dhe po përpiqet të anulojë zgjedhjet duke thënë se ata do të ishin “jodemokratike” pa pjesëmarrjen e opozitës. Parlamenti i Shqipërisë ka filluar procedurën e gjatë për të shkarkuar Metën për shkak të shkeljes së kushtetutës.

Rama thotë se është koha që të dëgjohen njerëzit. Ai shton se pqër opozitën ka vetëm thirrje për dialog, pa kushte. Vendet e BE shtynë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, pavarësisht paralajmërimeve se një vonesë mund të dëmtojë përpjekjet e reformave dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Rama tha se argumentet e opozitës “nuk qëndrojnë”, duke shtuar se ka “një plan të qartë për të prishur procesin politik, negociatat me procesin e  integrimit në BE”.

Sipas Ramës, partia kryesore në opozitë tashmë ndihet e dobësuar, sepse bnë vend po goditet sistemi gjyqësor, që sipas kreut të qeverisë, është kryekëput i korruptuar. Kryeministri shqiptar thotë se Shqipëria ka nevojë për një sistem gjyqësor, ku të mund të dënohet çdokush, edhe politikanët. Protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë. Opozita ka nën kontroll aktualisht 27 bashki, kurse pushteti kontrollon 34 bashki.

Shtetet e Bashkuara, BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe për t’u ulur në bisedime. Opozita ka planifikuar protestën e saj të nëntë kombëtare të premten vonë.

 

Zjarr Tv Ad