Rama për Berishën: 30 vite boll për një njeri që djeg Shqipërinë

0
1

I vendosur se vendi do të shkojë në zgjedhje vendore me 30 qershor, kryeministri Edi Rama, ka folur me tone të ashpra në drejtim të maxhorancës, dhe ish-kryeministri Berisha. Në takimin me kandidatët e PS për kryetarë bashkie, ku i porositi për sa më shumë takime e kontakte me njerëzit gjatë fushatës zgjedhore, Rama tha se 30 qershori do të bëhet momenti i ngjitjes së politikës në një stad të ri.

“Janë boll që i njëjti lider, që si president dogji Shqipërisë, si opozite dogji kryeministrinë, për të vrarë shefin e qeverisë, si kryeministër vrau protestues, të vahzdojë sot të kërcënojë përsëri me zjarr e me flakë këtë popull nga tmerri se mund ti vi më shpejt bileta e drejtësisë se ajo e takimit më shën pjetrin.” Tha ndër të tjera Rama.

“Duke rikthyer hijen e frikës me rrëmujë, destabilizim. Është koha që këtë hije ta zbrapsim një herë e mirë. Do të ngordhë përgjithnjë politika e pengmarrjes e kërcënimit demokratik. 30 qershorit duhet e do të bëhet momenti i ngjitjes së politikës në një stad të ri, pjekurie demokratike. Momenti i daljes pa kthim nga skena e përballjeve politike e fantazmës së dhunës parlamentare. 30 vjet janë mjaft për të thënë boll në 30 qershor. 30 vjet janë boll që ky vend mbahet peng nga individ që plaket si mos më keq, por që si mos me keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje nga kanuni i Lekë Dukagjinit te ato më ta latuarat. Janë boll 30 vjet që ky vend të thith gazin nga i njëjti individ që urrejtjen e PPSH-së e eksportoi në PD dhe e mbolli në cdo parcelë të Shqipërisë, e çudit planetin me djegie mandatesh.

Janë boll që i njëjti lider, që si president dogji Shqipërisë, si opozite dogji kryeministrinë, për të vrarë shefin e qeverisë, si kryeministër vrau protestues, të vazhdojë sot të kërcënojë përsëri me zjarr e me flakë këtë popull nga tmerri se mund t’i vi më shpejt bileta e drejtësisë se ajo e takimit më Shën Pjetrin.

Le ti japim fund kësaj marrëzie që politika kërkon ta kthejë në një sëmundje të pashërueshme. Janë boll 30 vjet.

30 qershori duhet ti verë kufirin, çdokujt, që popullin nuk e zëvendëson, imponon as merr peng ,e kapsolla, bomba, bllokime rrugësh për të ndaluar zgjedhjet mes bojkotit të tyre dhe dhunës mbi to.

Jetojmë në një kohë fatkeqësie që ka pllakosur në debatin publik, jo thjesht të një grushti liderësh pa vizion, r pa ide, injorancë partish njëra më e dështuar se tjetra, por edhe lloj-lloj komentatorësh e montatorësh, që flasin si në vend të gjakut benzinë, gjuhës, shkrepse dhe në vend të kokës një shishe gati për të plasur.

Duhet ti dalim zot vendit që duam, si ta duan ta bëjmë leckë në sytë e botës së madhe, duke e përdhunuar me urinë e urrejtjes së tyre që u është kthyer në katran. Kapitulluan në Kuvend ku zbathën çizme e thyen vezë, e nga ku ikën me muzikë ku sapo kishin fituar zgjedhjet, u bashkuan me popullin imagjinar. Jetojmë në një kulminacion përplasjesh, bota e atyre që kanë frikë nga zgjedhjet e SPAK. ” -vijoi më tej kryeministri.