Rama për “Il messaggero”: Çfarë proteste? Është pushtet i vjetër

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Por çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve, studentëve, sindikatave apo forcave të tjera të shoqërisë. Kjo është protesta e organizuar nga establishmenti i para 5 viteve që është përzënë me forcë nga populli me një milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë aq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilën është nxitur dhuna. Edi Rama, 54 vjeç, socialist, kryeministër shqiptar që nga viti 2013, është duke u përgatitur për një ditë tjetër pasioni. Opozita e djathtë dhe e majtë ka premtuar të nxjerrin mijëra njerëz në rrugë. Të shtunën demonstruesit arritën pothuajse të hyjnë në ndërtesën e qeverisë.

“Italianët duhet të dinë se jemi thjesht në prag të zgjedhjeve vendore. Opozita është pas në sondazhe dhe e di se do të humbasë në thuajse të gjitha qytetet.”

Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do të shkohet më tej
Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të një opozitë kundërshtare që tani është në qeveri, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë kërcënuar se do të djegë mandatet parlamentare.

Sali Berisha, lider historik i PD, ju akuzon per vjedhje elektorale
Para zgjedhjeve, një vit e gjysmë më parë, edhe pse kishim maxhorancën pranuan një kompromis për të cilën, opozita mori gjysmën e qeverisë, përfshiire ministrinë e brendshme.

Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?
OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon! »

Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?
Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad