Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur nga Brukseli mbi samitin e BE-BP që u mbajt dje në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria mbetet vendi më pro-evropian në kontinent dhe shtoi se popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë.
Teksa e quajti Samitin, ngjarjen më historike të marrëdhënieve me jashtë të Shqipërisë, Rama tha se dita e djeshme ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit.
Rama: Ishte që fotoja në grup, zgjodhëm një mënyrë ndryshe dhe dëgjoja pas meje, shikoje diellin, sa diell i bukur. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit.
Ne jemi shumë besnik, shqiptarët e kam fjalën. Popullariteti i BE në Shqipëri është shumë i lartë dhe nuk e them unë.
Vendi më pro-evropian në kontinent. Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ferri francez por nga ferri i vertete, terezisht të izoluar. Jugosllavia ishte planeti i lirisë. Ne jemi këtu për të mbrotjur BE. Samiti ishte ngjarja më historike e marrëdhënieve me jashtë të Shqipërisë.
Dje kishim perënditë e BE-së në Shqipëri, por më shumë se cdo gjë tjetër për rajonin, për mua ishte më së fundmi një sinjal i qartë, që është kuptuar se BE ka nevojë për BP aq sa BP ka nevojë për ne.
BE dhe rajoni duhet të qëndrojnë bashkë.