Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka folur edhe për raportin e Dick Marty-t.
Rama ndër të tjera përmendi edhe arrestimin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai tha se arrestimi i tij ishte tronditës, teksa ka kërkuar që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për një raport të ri.
“Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e Kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës.
Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin. Ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht.
Imagjinojeni njëherë, presidenti juaj që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi.
Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama ndër të tjera.