“Rama përdori Lefter Kokën për të marrë vota”/ Engjëll Musai : Shqipëria ka bërë prapakthehu në procesin integrues

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Engjëll Musai ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur për situatën politike në vendin tonë dhe dorëheqjen e papritur të deputetit të zgjedhur Lefter Koka.

Drejtori i gazetës “Telegraf”, theksoi se largimi i Kokës është një “plan” i Edi Ramës i cili e përdori ish-ministrin e LSI-së për të marrë vota dhe më pas ta vazhduar strategjinë e tij të përqendrohet me pushtetin lokal.

“Unë nuk mendoj që Koka ka pas probleme me ligjin për dekriminalizimin pasi ai ka kaluar në disa “sita” disa herë. Ai ka qenë subjekt i rëndësishëm. Më tepër është mosdëshirë personale e tij për të vazhduar pasi Lefter Koka ka qenë një personazh që edhe më parë nuk ka qenë aktiv në Parlament. Më tepër Koka është përkushtuar në pushtetin lokal. Në kuadër të një marrëveshjes mund të jetë një përshpejtim për zgjedhje lokale të parakohshme dhe për tu marrë me pushtetin lokal për të qenë më pranë njerëzve. PS dhe Rama e kërkonte me ngulm për të marrë vota qoftë njerëzit që kanë qenë me LSI qoftë njerëzit e vjetër nga PS. Lefter koka fillimisht ka qenë një klan i ish-kryeministrit Nano ishte një mik mes tij dhe LSI. Rama e përdori dhe e kërkoi me ngulm për të mbledhur vota njësoj siç bëri me Najada Çomon”, u shpreh Musai.

Kur u pyet për largimin e Mark Markut, Engjëll Musai e cilësoi si të drejtë largimin e deputetit të zgjedhur të PD-së i cili kërkon një përgjegjës për dështimin në zgjedhjet e 25 prillit.

“Demokracia e brendshme është shëndet për të gjitha focat politike. Rasti i largimit të profesorit Mark Marku është në vijimësi duke u kushtëzuan në dhënien e dorëheqjes. Unë i kam ndjekur debatet me zotin Marku i cili gjithmonë ka pasur fjalën e lirë. Ai ka qenë më parë dhe më pas është larguar duke ardhur sërish në PD, ai atë që ka menduar e ka thënë gjithmonë. Marku nuk bëri asgjë, PD është e përçarë dhe e lodhur nuk e di kush do gjejë forcë për të gjetur shpresat për 25 prillit. Opozita ka bërë të njëjta gabime ka bërë të njëjta faje që bëri para zgjedhjeve të 25 prillit. Kur bëhet një faj kush do mbajë përgjegjësi? këtë kërkoi edhe zoti Marku. Nuk është etike që janë krijuar kushtet që Marku të largohej nga deputet i zgjedhur. Doktor Kosova ka marrë numrin më të madh të votave të PD në tiranë, përse u largua? Po filluan të largohen edhe unë do krijoj disa dyshime mos ndoshta në PD vendos dikush tjetër i jashtëm pozicionet kush duhet të rrijë dhe kush duhet të ikë”, tha ai.

Gjithashtu Musai e vlerësoi si të gabuar qëndrimet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë prapakthehu në procesin integrues.

“Integrimi është një çështje madhore për vendin tonë. Rama vazhdon goditjen me NATON dhe Bashkimin Europian. A të ka vendos Bashkimi Evropian kushte? Fillimisht para 8 vitesh ishin 5 kritere më pas Edi Ramës i janë vendosur 15 kushte. E gjithë administrata sot është familjare, klienteliste, partiake e mbushur me klientë, para 8 vitesh kushtet për anëtarësimin kishte kritere. Jemi në nivelin më të lartë të korrupsionit dhe drogën, kishim probleme me hashashin, arsimi është përtokë. Këto janë kriteret e procesit të integrimit, asnjë kriter nuk është plotësuar nga Shqipëria e Edi Ramës. Nëse kontrolli i lart i shtetit deklaron që është abuzuar, kush po i merr pronat në bregdet , janë klanet orligarke të tyre. Rama nuk ka të drejtë ti kërkojë “llogari” BE-së”, tha Musai për “Faxnews”./FaxNews

Zjarr Tv Ad