Rama përgenjështron mediat greke: Prej 2013 pushoj vetëm në Shqipëri, edhe Ministrat

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përgenjështruar lajmin e publikuar në ‘Trikala Voice’ sipas cilit ai kishte qëndruar me pushime të enjten në Greqi.

Duke mos e kursyer termin kazan dhe për këtë portal, Rama thotë se prejse ka marrë detyrën në 2013, nuk bën askund pushime përveçse në Shqipëri. Kështu thotë ai do të vazhdojë deri në mbyllje të mandatit.

Madje ai kujton se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministra

Rama: Mirë një kazan grek,po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X! Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat.Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia.

‘Trikala Voice’ shkruante dje se Rama ka qëndruar pasditen e 22 gushtit në hotelin ‘Panellinion’, në qendër të qytetit Trikala, ku është parë të pijë kafe. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa roje.

‘Trikala Voice’ theksonte se Rama ka qenë edhe më parë në këtë qytet kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Zjarr Tv Ad