Rama: Përgëzoj Top Channel për vetëpërmbajtjen. Policia i është afruar autorëve

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e së hënës kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin ndaj Top Channel, me pasojë vdekjen e rojes së sigurisë, të 60-vjeçarit Pal Kola. Kreu i qeverisë thotë se liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv. Po ashtu ai ka përgëzuar faktin që Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin.

“Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni ende nuk i dimë por fakti që një breshëri plumbash derdhen në një institucion kombëtar si TCH, e bën domosdoshmërisht të lidhur më një media e një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe shprehjes në tërësi. Pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte edhe pse mund të them se policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes apo motiveve, nuk ka sesi të mbetet pa u përcaktuar si një agresion ndaj një pushteti.

Unë shpresoj shumë të keni të drejtë në përcaktimin që i bërë aftësisë time nuhatëse dhe po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit që mund të jap në këtë moment që policia po punon intensivisht.

Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje”,-tha Rama për ”Top Story me Grida Dumën”.

Zjarr Tv Ad