Rama përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Të mos humbet kohë me gjëra thjeshtësisht kaq logjike sa kjo

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë, pas negociatave të udhëhequra nga zyrtarët e lartë të BE dhe SHBA.

Rama thotë se shpreson që ky zhvillim ta çojë dialogun mes dy vendeve në një nivel të ri.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkruan Rama në Twitter.

Zjarr Tv Ad