‘Rama po burgos politikisht gra, vajza dhe fëmijë’/ Vokshi thirrje grave: ‘Ejani sot në protestë me fëmijët’

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Forumit të Gruas Demokrate, Albana Vokshi, i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të mblidhen sot në protestën e madhe që do të mbajë Opozita në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar kundër kryehajdit Edi Rama.

‘Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama!

Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa!

Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Të dashura nëna dhe motra!

Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”, shkruan Vokshi.

 

Zjarr Tv Ad