Kryeministri Edi Rama thotë se moratoriumi i gjuetisë, ka ndikuar në rritjen e numrit të specieve në vendin tonë teksa poston një video nga habitatet e tyre në zonat e mbrojtura.
“Mirëmëngjes dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Megjithatë një studim i publikuar pak javë më parë, e konsideronte moratoriumin e gjuetisë si të dështuar në të dyja fazat e tij, ndërsa numri i kafshëve mbetej shumë herë më i vogël se në Maqedoninë e Veriut.