Rama: “Pres shumë më tepër reagime idiotike”

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës, e cila e akuzon se me platformën anti-KÇK dublon punën e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kryeministri thotë se “operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”.

Rama thotë se pret më shumë reagime dhe përsërit kërcënimin: S’kanë parë gjë akoma!

Edi Rama: Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma!

Kryeministri e sheh të domosdoshme angazhimin e qeverisë në luftën kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në korrupsion, e njohur dhe si paketa anti-KÇK.

Sipas këtij ligji administrativ do të jenë organet e reja të drejtësisë që do të hetojnë shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ende nuk kanë kaluar në procesin e vettingut.

Me këtë paketë parashikohet që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk do të justifikojnë pasurinë do jenë objekt i ligjit antimafia.  Qeveria i shton kompetencat edhe Policisë së Shtetit, duke i dhënë asaj të drejtën e sekuestrimit preventiv ndaj njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Do u sekuestrohet dhe konfiskohet pasuria nga  “Forca e Ligjit” e cila do të funksionojë si një strukturë operacionale e policisë së shtetit në nivelin më të lartë me emertimin OFL

Ekspertë izraelitë dhe ndërkombëtarë  do të asistojnë në implementimin e ligjit dhe të operacionit.  Kjo paketë do funksionojë deri në ngritjen e funksionimin e plotë të institucionit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad