Rama pritet me ceremoni zyrtare në Shkup, ja 7 marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive

0
1
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut kryeministri Edi Rama. Ai është pritur me një ceremoni zyrtare në Shkup nga homologu i tij, Dimitar Kovaçevski.

Sot në Shkup do të zhvillohet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut. Rama më herët në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes mes dy qeverive.

Më poshtë janë edhe disa nga marrëveshjet që do të nënshkruhen sot që kanë të bëjnë me shëndetësinë, shkëmbimet tragetare, etj.

Disa prej tyre janë këto:

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.

Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital

Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndersjellte per lehtesim te aktiviteteve te operatoreve turistik

7. Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimet tregtare

Zjarr Tv Ad