Rama publikon foton dhe jep lajmin e bukur: Është rritur besimi dhe respekti ndërkombëtar te Shqipëria! Aplikantja që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikaur lajmin e mirë se duke filluar nga dita e sotme të gjitha vizat turistike dhe të biznesit për në Shtetet e Bashkuara do të lëshohen me një afat 10-vjeçar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë është rritur me 10 vjet vlefshmëria e vizës amerikane për qytetarët shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

Krah shkrimit Rama ka bashkangjitur dhe foton e aplikantes që mori sot vizën e parë amerikane.

“LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon🇦🇱 🇺🇸  Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad