Kryeministri Edi Rama, po e kalon këtë fundjavë në Vlorë. Ai është shfaqur në një nga palestrat e perferuara të tij, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Lungomaren e Vlorës. Këtë herë jo për të luajtur basketboll me Zahon por për të mbledhur plehrat.
Teksa pastron palestrën, Rama “shigjeton” dhe kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin tashmë i ka ndarë rrugët. Ai e quajti të turpshëm mospastrimin e mbetjeve, dhe për përgjegjësit tha se duhet ta pastrojnë pa lindur dielli që të mos i shikojnë pushuesit.
“Vetëm 3 minuta e ndaj turpin nga, jo ndëri por nga dinjiteti më i zakonshëm që do të ketë një qytet një komunitet dhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë e luajn këtu bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i hedhin të paktën.
Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që të vijnë dhe ta pastrojnë përpara se të lindë dielli dhe njerëzit të kalojnë anash, shqiptarë dhe të huaj, të shofin shikojnë këtë pamje që është turp”, thotë Rama në videon e mëposhtme që e publikon vetë.