Rama publikon videon nga Spanja: Për ata që shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës!

0
426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama publikon një video nga Spanja, duke u shprehur se në këtë vend ditën e djeshme çdo katër minuta vdiq një njeri nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë thekson se e publikon këtë video për të gjithë ata qytetarë që do dalin për të bërë pazar nga dita e hënë e deri në fund të kësaj lufte, të cilët duhet të mbajnë distancën me njëri-tjetrin, ndryshe do përballen me ushtrinë dhe policinë.

Mesazhi i Ramës:

🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

🔴 O NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR!…

🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊

 

Zjarr Tv Ad