Rama: Qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për mediat nga zyra e tij në Tiranë, ka kritikuar qeverinë britanike.

Sipas Ramës, qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye.

– Nga bisedat që kam patur me ata që ju i quani “Çunat e Londërs” i përkrahin qëndrimet tuaja në mediat e britanike dhe insistimi se ministrja e punëve të brendshme duhet të kërkojë falje për deklaratën e bërë. Por nga ana tjetër ata kërkojnë nga qeveria shqiptare ta ngrejnë stekën krahas kësaj kërkese, të kërkojë një liberalizim apo lehtësim të vizave që shqiptarët të mos shkojnë me gomone siç kanë shkuar 12 mijë prej tyre deri tani?

Rama u përgjigj: “Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim të kundërt me këtë. Kështu që çfarë të them më shumë se kaq, ndërkohë që falja do kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë një nga ato shprehjet që dalin pa dashje”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad