‘Rama qeveris si Erdogani’, Diplomati Agim Nesho: Përplasjet Turqi-Greqi, shkojnë përtej kufijve të tyre, Rama është nxitës i destabilizimit të Ballkanit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Syri Tv ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ku foli për situatën dhe konfliktin mes dy vendeve të rajonit, Turqi-Greqi. Nesho u shpreh se ky është një konflikt që vazhdon prej shumë kohësh dhe Amerika po ndërhyn që të qetësoi situatën.

Duke parë dhe dashurinë që kryeministri ynë ka për Erdoganin dhe politikat e tij se si po qeveris Turqinë po mundohet të jetë një shtojnë në konflikt dhe të adoptoi mënyrën e qeverisjes se presidentit turk në Shqipëri‘-, tha nënkryetari’ i PL-s.

“Tensioni Greqi Turqi është një konflikt që ekziston për një kohë të gjatë ku gjatë 50 viteve të fundit duke pasur çështje të ndryshme mes tyre ka krijuar një problematikë të tillë për ishujt që janë shumë afër shtetit turk.

Edhe situata e tanishme po negociohet nga Amerika mes dy vendeve sepse edhe janë pjesë e NATO-s, konflikti erdhi se avioni turk është vendosur në radarët grek për tu qëlluar si dhe 12 ishujt e fundit që janë afër bregdetit turk kanë thyer ligji ndërkombëtar duke u militarizuar.

Pika më e fortë ishte kur Erdogani tha që ne mund të durojmë deri në një pikë po mos harroni se brenda natën mund të jemi në territorin tuaj. Konflikti vjen dhe pasi në fillimin e verës janë zgjedhjet dhe kjo duhet të përdoret si një pikë për të manipuluar sadopak votuesit.

Turqia kërkon një rol në Ballkan kjo u pa dhe në vizitën e fundit të Erdoganit në Bosnje dhe Serbi kjo u pa edhe në rolin e ndërmjetësit mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi parë kryeministrin tonë se betohet se modeli i qeverisjes është Erdogani, një kryeministër që bën në mënyrë klienteliste çdo aferë e parë dhe në marrëveshjen me Greqinë në çështjen e detit, po shkojmë drejtë despotizmit.

Shqipëria duhet të bëhet e ndërgjegjshme që vendi do të ketë me partnerët por jo të jetë shtojnë e vendeve të tjera në interesat klienteliste të shteteve tjera. Rama po minon dhe të ardhmen europiane të shqiptarëve, politikat e tij janë drejtë lindjes, kundër demokracisë dhe institucioneve demokratike. Kjo vjen dhe nga naiviteti i europianëve se në krye qëndron një autokrat që mund të devijoj dhe të shkëputet nga lindja.”

Zjarr Tv Ad