Rama, Rama, por ‘Lali Eri’ bën namin! Ka më shumë punonjës se të gjitha ministritë e marra së bashku

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nxjerrja në pah e listave me të dhënat e qytetarëve, përfshirë dhe pagat, dhe sektorët ku ata punojnë, nuk ka pasur vetëm pasoja negative.

Përpos dënimit maksimal për shkelësit e ligjit, që do të duhej të bëhej në këtë rast, një anë e mirë, nëse mund të quhet e tillë, është nxjerrja në shesh dhe e të dhënave brenda institucioneve publike, siç është edhe rasti i Bashkisë së Tiranës. Më shumë se 15 këshilltarë për Erion Veliajn, kryesisht njerëz që nuk shkojnë asnjë ditë në punë, dhe paguhen 4 herë më shumë se rrroga minimale në Shqipëri.

Një tjetër gjetje është fakti se Bashkia e Tiranës ka më shumë punonjës se të gjitha ministritë e marra së bashku. Një fakt të tillë e ka konstatuar dhe aktivisti Endrin Gjipali, i cili shkruan se kostoja mujore për rrogat e punonjësve të Bashkisë është 1.28 milionë euro.

“Bashkia Tiranë rezulton me 2459 persona të punësuar dhe me një kosto pagash mujore 1.28 Milion €. Sa për krahasim rezulton se gjithë ministritë bashkë kanë 2181 të punësuar!” shkruan aktivisti Endrin Gjipali.

Zjarr Tv Ad