Rama shigjeton Berishën për skandalin e rrogave: Për të nxjerrë bravën nga çelësi, është bërë xheloz se ka ngelur jashtë! Do u tregojmë bravaxhinjve se…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikimin e rrogave kryeministri Rama e quan një akt të qëllimshëm duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha, ku sipas tij është një dorë që kërkon konfuzion dhe destabilitet.

Rama tha ndër të tjera se kjo përpjekje mund dhe të mos jetë e fundit pasi zëdhënës të gratave e non-gratave (referuar Bashës e Berishës) kërkojnë sipas kryeministrit të zgjidhin punën e ‘bravës dhe të çelësit’.

Gazetari: Po nëse është sabotim nga punonjësit? A keni listë të personave që kanë akses në sistem dhe cfarë procedure merret në këtë rast?

Rama: Kjo bazë ka dalë në TikTok para disa muajsh, por është përdorur tani. Pse pikërisht tani? Pse zëdhënës të gratave-non gratave paralajmërojnë të tjera. Është dorë, qartësisht në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit të pasigurisë publike. Këtu unë dua ta përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër që ne të vazhdojmë revolucionin digjital.

Mbase këtë e ka nxitur edhe fakti që ne për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një fushatë sensibilizimi që gjithçka do jetë online dhe do mbyllen sportelet. Nuk dua të spekuloj apo të them më shumë se çfarë mendoj. Politikë ose jo nuk ka vlerë, qytetarët janë të sakëlldisur për shërbimet. Përdorimi politik i ngjarjes është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria me ngjarjen e mëparshme po ashtu.

Patjetër për të nxitur armiqësi mes njerëzve dhe nesh, është e qartë. Për të nxjerrë bravën nga celësi apo për të futur celësin në bravë, apo se je bërë xheloz se ke ngelë jashtë, është një mundësi e mirë për të treguar se ku shkojnë bravaxhinjtë e celësaxhinjtë. Kushdoqoftë, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Ajo që duhet qartësuar është se nuk bëhet fjalë për penetrim në sistem pune.

Zjarr Tv Ad