Rama shkel hapur ligjin anti-loto që e bëri vetë, a do të dënohet?!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E quajti si “historik” vendimin e qeverisë së tij sipas të cilit, që prej datës 1 janar  të vitit 2019 në territorin e Shqipërisë nuk lejohet aktiviteti i basteve në të gjitha mënyrat dhe gjithashtu dënohet edhe reklamimi i tyre, por vetë Edi Rama është shndërruar në një reklamues të madh të tyre. Ashtu siç ishte parashikuar u goditën bastet fizike, por po lulëzojnë ato online. U vërtetua që nga rreth 13 mijë pika fizike, tashmë nëpërmjet celularëve lotaritë janë shndërruar në qindra-mijë.

Në ligjin drastik të qeverisë për këtë çështje të cilin parlamenti e votoi në ditët e fundit të vitit 2018, përveç ndalimit me ligj, dënohen edhe ata që reklamojnë bastet.

Dy ditë rresht kryeministri u shfaq në publik i veshur me një xhup, në të cilin përveç logos së ekipit anglez të Liverpul, ishte e stampuar mjaft dukshëm, edhe ajo e një prej kompanive më të mëdha në botë të lojërave online, veçanërisht në futboll, “BetVictor”.

Ditën e parë, mbrëmjen e 25 Shkurti, Rama e reklamoi këtë kompani bastesh duke u shfaqur në teatrin e fëmijëve në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho. Nëse ka qenë rastësi dhe një pakujdesi kjo vepër që dënohet nga ligji të cilin e ka nxjerrë vetë, atëherë Rama do të kishte mundësi për të mos e përsëritur më. Por të njëjtën gjë, këtë herë me një akses reklamimi të mijëra-fishuar, ai e bëri edhe të nesërmen në Lushnje gjatë anti-mitingut të organizuar paralel, me protestën përpara Parlamentit.

Reklama që i bëri Rama kompanisë së basteve, sipas ligjit me të cilin kryeministri mburret dhe e inicion vetë, në nenin 4 të tij, ndalon reklamimin e tyre në të gjitha format.

Zjarr Tv Ad