Rama shpalli krizën, reagon Basha: S’ka lidhje me atë që ndodh në Europë, gënjen qytetarët

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një konferencë për mediat, kreu i Pratisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku shpalli  krizën energjitike. Basha tha se ajo që prezanton Rama nuk është krizë energjitike, por korrupsioni dhe keqmanaxhimi.

Kreyedemokrati tha se situata për të cilën flet kreu i qeverisë nuk ka lidhje me atë që po ndodh në Evropë. Basha theksoi se. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm, pasi në verë energjia shitet me çmim të lirë dhe më vonë shitet shtrenjtë.

“Kur tellalli i së keqes doli për të sjellë frikë, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve psikologjike dhe të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë. Sot e patë sesi spërdhridhej para gazetarëve jo si kryeministër po avokat i klientëve. U përpoq ta krahasonte situatën me vendet e tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh në Evropë dhe situatës energjitike në Shqipëri tani e 8 vjet. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin vendeve te G7 për të justifikuar atë që ka në plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu është një teatër i pështirë mashtrimesh për të gënjyer qytetarët. Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë. I keni parë sesi në verë shesin me çmim të ulët energjinë  e prodhuar nga uji dhe e blejmë me katër fish pak muaj më vonë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat,” u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad