Rama shpërthen ndaj pronarëve: E përdhunuat Qytetin Studenti me loto e clube striptizmi

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vazhdën e shpalosjes së paktit për universitetin, kryeministri Rama ka shkuar te Qyteti Studenti, ku po prezanton projektin e Kampusit të ri Universitar. Ai nuk ka kursyer sulmet ndaj pronarëve që kanë ndërtuar loto e clube striptizmi në Qytetin Studenti.

Për Kryeministrin, problem është se ish-zyrtarët e PD-së janë bërë pronarë dhe mund ti largosh vetëm pasi të shpronësosh.

“Këta nuk janë thjesht zaptues që mund t’i marrësh dhe t’i largosh, këta janë pronarë. Këta kanë regjistruar prona në Qytetin Studenti, dhe me legjislacionin tonë, prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, veçse me lekë në dorë, pra me shpronësim.

Pasi e përdhunuan Qytetin Studenti me loto e clube striptizmi, tani do i marrin dhe paratë me të cilat mund të rindërtoheshin gjithë këto hapësira, se janë pronarë që duhen shpronësuar.

Këtu ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime, se ky territor është i Universitetit. Janë bërë legalizimet, këta janë pronarë, duhen paguar. E vetmja rrugë është shpronësimi për ndërtimin e Kampusit, rrugë tjetër nuk ka”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad