Rama: Shqipëria, i vetmi vend në rajon dhe Europë me ZERO taksë për biznesin e vogël

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale grafikun ku tregohet sa taksë paguajnë bizneset e vogla në vendet e rajonit.

Ai thotë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë me zero taksë për biznesin e vogël, pasi ai që fiton më pak, duhet të paguajë më pak.

“Ndërkohë ja edhe fakti tjetër, i vetmi vend në rajon dhe në Europë me ZERO taksë për biznesin e vogël, sepse për ne kush fiton më shumë paguan më shumë kush fiton më pak paguan më pak”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri publikoi edhe grafikun tjetër ku tregohej se Shqipëria ishte vendi me taksat më të larta për biznesin e madh.

Zjarr Tv Ad