Rama: Si do bëhet rekrutimi për vendet e lira të punës në shtet

0
13

Në aktivitetin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama deklaroi se me Paktin për Universitetin të gjitha vendet e lira të punës në shtet, do ju kalojnë studentëve më të mirë.

Por sipas tij, kush do punë në shtet dhe privat, duhet ti drejtohet platformës ‘Shqiperiaqeduam.al’ dhe platforma do i referojë sipas rastit.

Rama tha se asnjë qeveri e mëparshme nuk ka arritur që t’iu japë njerëzve këtë mundësi dhe se zyrat e marrëdhënieve për publikun kanë qenë të dështuara.

“Platforma i jep mundësi njerëzve pa përkrahje dhe që nuk kanë mundur dot të ngrenë zërin dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, platforma zëvendëson letrat drejtuar ministrive, agjencive, radhët për të marrë një kontakt për të dërguar fjalë më lart kur shkelet një e drejtë.