“Rama si Osmani i fundit”/ Noka: E tregëton Shqipërinë për interesat e tij politike, në kurriz të gjithë popullit shqiptar

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Flamur Noka

Osmani i fundit

Për më shumë se 7 vjet me radhë presidenti turk kërkon nga Edi Rama të mbyllë institucionet arsimore turke në Shqipëri. Këto shkolla që për vite me radhë kanë nxjerrë nxënës të dalluar, olimpiadistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, do të mbyllen padrejtësisht, duke hedhur poshtë në mënyrën më të turpshme kontributin e tyre shumëvjeçar në arsimin shqiptar.

Po çfarë merr Edi Rama në këmbim të këtij vendimi? Them Edi Rama, sepse Shqipëria nuk përfiton asgjë. Qeveria e tij është vendosur në shërbim të interesave politike të një presidenti të huaj. Shqipëria po përdoret si levë. Edi Rama mbetet një shërbëtor i devotshëm i interesave të huaja. Qeveria e tij nuk ka punuar një ditë të vetme për shqiptarët. Interesi i karriges ka superuar interesin kombëtar. Kryeministri e ka dorëzuar sovranitetin e Shqipërisë me një akt të vetëdijshëm tradhtie. Edi Rama e tregëton Shqipërinë për interesat e tij politike, në kurriz të gjithë popullit shqiptar, përfshirë zgjedhësit e tij.

Zjarr Tv Ad