Rama sjell idenë e krijimit të “kooperativës” në Shqipëri: Bujqërit të bashkohen që të marrin ndihmë nga shteti, socializmi…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend:

“Dua ta nis debatin për nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që ka ndodhur në të shkuarën dhe kanalizimin e subvencionin jashtë objektivit që është të mbështesë drejt por drejt fermerët në prodhimin dhe transportin. Në këtë drejtim e paketës së rezistencës sociale do të marë miratimin e Kuvendit shton mbështetjen për fermerët naftë falas duke kompensuar taksat që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohet 14 milionë dollarë. Është një shumë domethënëse që adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka efekt pozitiv, sic ndodhi vitin e ardhshëm po rrit formalizimin dhe ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat dhe fermerët.

Një gjë është e rëndësishme. Subvencionet nga skema e mbështetjes kombëtare por krerët janë të kushtëzuara sot nga një numër më i lartë klrerësh sa dikur, kjo është e vërtet por është e kundërta në vështrimin tonë. Ne kemi rritur numrin e krerëve por ngelemi në një politikë që ka fytyrë sociale që ka efekt direkt në transformimin e bujqësisë sonë e dimë që nuk është ai i dëshiruari. Ne do të largojmë gradualisht financimin e të qëndruarit vec, të mbeturit në një ngastër të vogël, në një mbijetesë dhe ne po financojmë edhe më shumë të gjitha ato pika zhvillimi të bujqësisë së re përmes bashkimit dhe rrjeteve ku kontributorët e ndryshëm janë të përfshirë, jo si dikur për interesin e përbashkët të socializmit por për interesin personal. Ata që grumbullojnë prej tyre dhe që shesin janë të gjithë tyë bashkuar secili bën punën e vet dhe më pas ata tregtojnë të gjithë bashkë. Kjo bën dallimin, kjo është fakt.

Në fund të vitit të shkuar u ngrit një stallë e madhe për fundin e bujqësisë, vendosja e kapakut të varrit mbi bujqësinë, por fakti që në janar të këti viti bujqësia ka eksportuar 14 % se viti i kaluar, po më thoni si u rrit kjo shifër. Do të ngremë pika grumbullimi që fermeri të shesë lehtësisht produktet. Nuk merr mbështetje nga qeveria nëse ti ke dy krerë, sepse ajo mbështetje të lë aty me dy krerë, nuk të ndihmon të rritesh. Duke i bashkuar bujqërit 20-40-100 krerë për tu bërë së bashku, të ngrihemi në një tjetër nivel. Të bashkohemi por secili ka pjesën e tij, do të jetë me e lehtë dhe do të ketë stimul për tu rritur dhe për të shtuar krerët.

Zjarr Tv Ad