“Rama s’ka shanc të dali forcë e parë”/Kryemadhi:Rama ka një panik të përbrendshëm

0
4

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për News24 ka thënë se Edi Rama dhe PS nuk dalin dot forcë e parë, edhe nëse mbledh gjithë superfuqitë e botës. Sipas Kryemadhit, Rama po tregon dita-ditës që nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, që do të sjellin rotacionin politik.

“Është një veprim në panik, pra ka një panik të përbrendshëm. Nëse një njeri do të ndihet i sigurt dhe i fortë, s’ka pse ndërhyn në një proces në mënyrë kaq korruptive, por është një veprim që tregon pasiguri. Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme”.

Politikisht do të thoja le ta bëjnë sepse do të kemi kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen shqiptarët për të treguar shembullin e njerëzve që marrin peng dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin për këto veprime, por nga ana tjetër do të më vinte keq pasi një veprim do ta çonte Shqipërinë në një drejtim të paditur”.

“Opozita s’ka qenë kundër listave të hapura. Mjafton të shihni platformën e z.Mediu dhe aty janë listat e hapura. Ajo që thotë Rama se 30% e listave do të jenë të mbyllura, nuk është e vërtetë. 70% do jenë të mbyllura. Vetëm partia e Enver Hoxhës merrte 99.9% të votave”.

Sipas saj, qëllimi i Ramës ka qenë dhe mbetet ndalimi i koalicioneve

“Kjo ka qenë gjithmonë e Ramës. Por po ua bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë”.