Rama: S’mbaj përgjegjësi nëse fitojmë më shumë se 78 mandate…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka nga Pogradeci ku shprehu bindjen e tij, se do të fitojë 74 deri në 78 mandate.

Mes ironisë për sondazhet dhe analizat në studiot televizive, kreu i qeverisë tha se nuk mban përgjegjësi nëse dalin më shumë se 78 mandate.

Po ashtu, Rama tha se Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, nuk mund të votonin për Ilir Metën apo Monika Kryemadhin.

“Ma dëgjoni mua. Mos shihni as sondazhe, as analistë mos dëgjoni, thjesht dhe vetëm deri në datën 25 mbaron votimi. Kush është dakord me mua për çka thash e po them, të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo. Të mos lërë njeri pa e marë me vete, ta çojë tek kutia e votimit. Ta shihni mirë të gjithë se ça do dalin aty. E kam thënë 74-78. Po ishte më shumë nuk mbaroj përgjegjësi se nuk e parashikova. Më pak?? Ta harrojnë që të gjithë! Një gjë do ju lutesha të gjithëve që na dëgjojnë, grave, sepse e njdjenë më fortë peshën e kësaj kohe të vështirë. Ato e kanë mbajtur pjesën më të madhe të stresit në çdo familje.

Dua t’ju them se fëmijët nuk votojnë, por ne votojmë për ta. Dhe të gjitha grave që janë nëna, ju them; fëmijët tuaj po i rrisni me sakrifica. Doni që të shkojnë në shkollë, të kenë libra të mirë, dhe të kenë mësueses të mirë. Më parë lexonin librat e Fari Balliut. Sot fëmijët kanë shkollat e Oksford-it. Për të shkuar në shkollë të lartë mjafton që të kenë rezultate. Fëmijët e të gjithë prindërve që i kanë vajzat dhe djemtë, organizuar një protestë, dhe kishte një qeveri që i dëgjoi dhe unë iu dhashë të drejtë. Sot ata që janë më të mirët, jo vetëm që nuk paguajnë tarifë, por paguhen.

Atë ditë duhet të jemi të gjithë shqiptarë, që mos të votojmë si person. Por për të gjitha ato që na bëjnë krenarë. Atë ditë duhet të votoni edhe për Pasgush Poradecin dhe për Mitrush Kutelin. A e imagjinoi Lasgush Poradecin votues të Ilir Metës ju? A e imagjinoni? Po ça pogradecaresh jeni ju nëse votoni Metën? A e imagjinoni ju Mitrushi votues për Kryemadhin, apo për Saliun?! Atë ditë është ditë vendimtare për të vendosur se si e duam ne Shqipërinë e atyre që sot nuk votojnë dot”, u shpreh Rama.

 

Zjarr Tv Ad