Rama sqaron “ndërhyrjen turke” në marrëveshjen detare me Greqinë:”Ç’mendoj për Erdogan në raport me Athinën”

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama kundërshtoi pretendimet greke se Marrëeshja e Detit e qeverisë Berisha u rrëzuar nën ndikimin turk, gjë të cilët e pretendon dhe ish-kryemnistri demokrat, e që e përmendi së fundi në forumin e The Economist në Athinë dhe ish-ministrja e Jashtme Bakojanis.

Rama tha se ahere nuk e njihte Erdoganin, e as ky i fundit s’e njihte marrëveshjen në fjalë. Për mbi të gjitha, theksoi Rama, Erdogan s’është anti-grek.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Shqipëria nuk është mes dy zjarreve. Unë besoj që ka absolutisht në këtë marrëdhënie që të bëhet e dobishme edhe për Europën sepse Turqia është është kyçe për sigurinë e Europës. Presidenti turk nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur.

Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik. Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.

I jam shumë mirënjohës Mitsotakisdhe Denias sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t’i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama në përgjigje ndaj Bakojanisit.

Zjarr Tv Ad