Rama sqaron: Në banka mund të shkoni edhe me ID të skaduara, mjafton një certifikatë nga e-albania

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama ka sqaruar përmes Facebook se të gjithë atyre që u ka skaduar kartat ID, mjaftojnë që të printojnë një certifikatë nga e-albania, për ta përdorur në banka.

Rama ka postuar vendimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka theksohet se bankat e nivelit të dytë duhet tu japin shërbimi qytetarëve edhe në rastin e skadimit të letërnjoftimeve.

Rama: U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/ aman derman lexojeni.

Zjarr Tv Ad