Rama studentëve: Kërkoni të drejtat tuaja, do ju digjet viti!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i sotmëm me studentët e Mjekësisë i ka shërbyer kryeministri Rama për të shigjetuar pedagogët të cilët janë ngritur në greve.

Ndër të tjera kryeminstri është shprehur se autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën paguhen.

Sipas tij, autonomia nuk është liri për të thënë “unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi”.

Për këtë shtoi se policia nuk ndërhyn në universitet, pikërisht sepse ka autonomi.

“Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja? Kaq pula jeni? Shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? E pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtpërdrejtë për të humbur vitin. Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh t’ju kërcënojnë dhe t’ju thonë se jeni tradhtar. e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera për të shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë. Dili zot vetes tende”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar pedagogut Mark Marku, dikur deputet i Partisë Demokratikëve, ai tha “E keni më të lehtë të protestoni ndaj meje, se ndaj cave Mark Mark aty, që kanë hallet e tyre. Unë nuk shkoj dot të hap derën e universitetit atje. Më vjen shumë mirë që e keni marrë vesh që unë nuk të vras, unë maksimumi, ju çoj ndonjë shigjetë me fjalë, të dëgjoj dhe këtu ke të drejtë, më pëlqen, s’më pëlqen, më vure në pozitë apo jo, unë jam këtu të të shërbej”.

Zjarr Tv Ad