Rama, studentëve: Refuzimi në kor dobësi! Mos e mbysni protestën me duart tuaja

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur studentëve protestues, të cilët prej orësh protestojnë para Parlamentit ku dhe po zhvillohet seanca e sotme parlamentare.

Ai insiston për dialog, duke ju thënë se nuk duhet të mbajnë peng tetë kërkesat e tyre.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që unë jam me ju. Jam gati për të 8 pikat.

Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 pikat. Unë ju pres”, shkruan Rama.

Të rinjtë thërrasin në kor, “Edi Rama lëre mallin, eja na qaj hallin”.

Më tej thotë se, “Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të dialogut për Universitetin”.

Zjarr Tv Ad