Rama sulmoi Metën, Tedi Blushi i përgjigjet: Ndrysho mallin, je i kapur mat! Po nxiton të zbatosh amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ësht përgjigjur së fundmi kryeministrit Edi Rama, i cili më herët kritikoi Ilir Metën për përgojimin e projektit të Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi tha se Rama po nxiton për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit të Portit të Durrësit, teksa më tej thekson se kjo aferë do të ndëshkohet shumë shpejt.

Blushi shkruan se pronarët e fshehur të kompanive guacka janë vetë Edi Rama.

“Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.

Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.

Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!

Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!”, shkruan Blushi.

Më herët Rama tha se kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit ka ndërtuar gjysmën e Dubait, duke hedhur poshtë kështu akuzat e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili tha se kompania që është zgjedhur për investimin 2 miliardë euro të transformimit të Durrësit, është offshore.

Zjarr Tv Ad