Rama sulmon gjykatën Administrative: Një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Administrative ka marrë një sulm ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit. Ai thotë se gjykata është një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit. Rama nënvizoi se gjykata Administrative nuk ka zgjidhur konfliktet për cështjet e pronësisë apo dhe cështje të tjera. Për Ramën nuk ishte zgjidhje formimi i një gjykate tjetër si kjo administrativja, por reforma në drejtësi
“Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet. Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”

Zjarr Tv Ad