Rama sulmon Haradinajn dhe mbron Kurtin: Albini në rrugën e duhur, jo shërbëtor i Serbisë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që sipas tij ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Nëpërmjet një reagimi në twitter, Rama thotë se Albin Kurti nuk duhet të trembët nga këto sulme, pas heqjes së taksës. Ndërsa thekson se ai nuk është shërbëtor i Serbisë.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, predikimi se heqja e taksës i ka bërë dëm Kosovës është një idiotësi.

“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!”

 Rama solidarizohet me Kurtin, pasi tani do ta quajnë “tradhtar”.

“Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”

Zjarr Tv Ad