Rama sulmon SPAK: Po heton Dvoranin, kampionin e anti-korrupsionit

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un nga Asambleja e PS-së. Ai tha se SPAK po heton Ardian Dvoranin, që është shpallur kampion i anti-korrupsionit.

“Jam në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend, mbase do kisha qenë unë që do kisha bërë denoncimin sot.

Por nuk kam se si t’ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca, jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është ende shumë e shtrembëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një shembull tjetër.

A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë, që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit, si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar si gjykatës.

A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë ose javë do të largohet nga zyra e presidentit?

Nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vetingu do ishin sot në burg?

Kampioni i anti-korrupsionit nga Sekretari i Shtetit është futur në hetim për shkak të një denoncimi nga Ilir Meta, që gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK.

Po e them sot që jam gjithmonë e më i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, e bënë një vend ku pandëshkueshmëria u bë simbol, janë sot të paprekur. Të gjithë. Dhe me një lehtësi të hatashme, SPAK-u bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që jeton në një apartament të para viteve 90,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad