“Rama synon të vërë median në thundrën e tij”- Saimir Korreshin për aksionin e IKMT-së te Prestige Resort: Kryeministri acarohet sa herë dalin në shesh të palarat

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Saimir Korreshi ka parë nga afër aksionin e IKMT në Prestige Resort. Ai theksoi për News 24 se kjo është një hap i kryeministrit Edi Rama për të vënë mediat në urdhrat e tij.

“Duhet të kishte ndërhyrë për verifikuar nëse ka ndonjë paligjshmëri në objektin në fjalë kur ka bërë ato skicime. Kjo është për të vënë në thundër median që edhe ti si gazetar nesër të mos bësh asnjë kronikë nesër pa pyetur Endri Fugën”, u shpreh Korreshi.

Ai shtoi se Rama është mbuluar nga skandalet e tij dhe revoltohet sa herë del në skenë një e palarë për ministrat e tij.

“Zoti Rama është mbuluar me skandalet e veta dhe mendonte se të gjitha mediat do i kishte në shërbim të tij që shqiptarët të ishin në terr informativ. Fajtorë janë edhe një pjesë e gazetarëve. Nëse media nuk pasqyron të vërtetën i zgjasin Ramës ditët në pushtet. Ai acarohet sa herë del në skenë një e palarë për misnitrat e tij.

E shqetëson të mos ketë nën frerët e tij shtypin e lirë. Tani do detyrohen të gjithë të ikim me gomone dhe të punojnë me shtëpi bari. Janë disa gjëra që i bëjnë rëndomtë por ky është edhe pak faji jonë si opoizitë sepse duke na parë ne të dobët ai bën këto gjëra pasi ne nuk e bllokojmë sepse kemi edhe hallet tona në mes”, tha ai.

Zjarr Tv Ad